Lajme Arkiva 2003
Një tjetër i mitur ka rënë pre e dhunës së një pedofili 40-vjeçar. Për fat të mirë gjithçka ka mbetur në tentativë ndërsa Rifat Myrta është arrestuar nga forcat e Komisariatit numër 2.
Myrta banon në Pezë të vogël por prej tij është bërë një 12 vjeçare me aftësi të kufizuara mendore dhe fizike banore e Tiranës.
Pasi kishte piketuar viktimën 40-vjeçari ka tentuar të kryejë veprën e turpshme me fëmijën e pambrojtur në afërsi të banesës së saj në një nga lagjet e kryeqytetit.
Kanë qenë banorë të zonës që kanë njoftuar policinë dhe falë ndërhyrjes së shpejtë është arrestuar 40 vjeçari. Fëmija është ende në gjendje të traumatizuar për shkak të presionit dhe dhunës së shkaktuar mbi të. Kohët e fundit janë shtuar mjaft raste të pedofilisë.
Një monitorim nga shoqata jo qeveritare ka regjistruar vetëm brenda një viti 30 raste të akteve të turpshme me të mitur.
Viktima të pedofilisë janë kryesisht fëmijët e pambrojtur, fëmijë të braktisur, jetim, me prindër të divorcuar apo dhe me aftësi të kufizuara si rasti në fjalë./tvklan.al