Prokuroria shqiptare nuk ka informacion zyrtar për arrestimin në Itali të pronarit të Tv Shijak Gëzim Ismaili. Sipa këshilltarit për shtyp të kryeprokurorit, organi i akuzës nuk ka patur më parë informacion se shtetasi Isamili është nën hetim apo nën akuzë nga prokuroria italiane. Edhe Interpol Tirana ka deklaruar se nuk ka marrë ndonjë urdhër-arresti ndërkombëtar për Ismailin. Arrrestimi i tij është kryer tre ditë më parë në Itali pas një urdhër-arresti të lëshuar nga Prokuroria e Antimafias së Firences. I vetmi deklarim për rrethanat e këtij arrestimi vjen nga bordi drejtues i Shijak Televizion. Më parë djali i tij Parid Ismaili ishte dënuar nga gjykata italiane me10 vjet heqje lirie për trafik droge. Prokurori italian ka marrë në pyetje Gëzim Ismailin nisur nga disa telefonata të dy viteve më parë me të birin. Bordi drejtues i Shijak Televizion u bën thirrje autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane të reagojnë me përgjegjësi ndaj një veprimi që prek autoritetin e një drejtuesi të medias shqiptare. Hetimet nga dyshimet e ngritura nga telefonatat me të birin mund të kryhen në gjendje të lirë dhe pa cënuar veprimtarinë e tij si president i televizionit e duke dëshmuar mungesën e paragjykimit për rastin në fjalë, shprehet deklarata e bordit drejtues të këtij televizioni. /tvklan.al