Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta deklaroi se skuadra e tij shkon të dielën në stadiumin ‘Eithad’ për sfidën për vendin e parë në Premier Ligë kundër Mançester Sitit vetëm për të fituar.
“Topçinjtë” e kanë humbur betejën me “Citysens” në dy sezonet e fundit në garën për titull, e këtë vit futbollistik synojnë që të lënë pas skuadrën që ka fituar pesë nga gjashtë titujt e fundit të Premier Ligës.
Në konferencën për shtyp, tekniku spanjoll analizoi përballjen.
“Unë e kam përgatitur ndeshjen për të fituar, kjo është e sigurt! E dimë se do të duhet të kemi performancën më të mirë të mundshme për t’i mposhtur. Haland? Kur shikon statistikat e tij dhe numrin e golave që ka shënuar, arrin në përfundimin se kjo është kryesorja që duhet të ndalosh e nuk duhet të lejosh të pësosh gola.”
City është në krye të tabelës duke i fituar të 4 takimet. Arsenali i ndjek me dy pikë më pak. Trajneri Pep Guardiola pret që Arsenali të jetë rivali kryesor për titullin i Manchester Cityt për “shumë vite” në vazhdim.
Por ai thekson se është vetëm muaji shtator, e kjo ndeshje do të shërbejë për të parë nivelin e ekipit të tij, e për tu rritur në vazhdim.
Klan News