Artistët janë mbledhur serish për të kundërshtuar shembjen e Teatrit Kombëtar, duke kërkuar restaurimin e godinës. Gjatë një takimi të mbajtur në sallën ‘Molier’ të Teatrit Kombëtar, aktori Robert Ndrenika kërkoi mbrojtjen e truallit mbi të cilin është ndërtuar kjo godinë, për të cilën ai tha se është Jerusalemi i tyre.
Madje duke i kërkuar kryeministrit rikonstruksionin e godinës, artistët paraqitën edhe një video kur Edi Rama ishte kryetrar i bashkisë së Tiranës. Edhe ne atë kohë artistët ishin kundër marrëdhënies me privatin për godinën e teatrit.
Të pranishëm gjatë diskutimit me artistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, ishin edhe deputetë të opozitës, të cilët mbështetën pretendimet e artistëve dhe kërkesat e tyre për mosshembjen e godinës ekzistuese. Ndërsa në fund të pranishmit firmosën një peticion kundër shembjes së Tetarit Kombëtar.
Tv Klan