Shkencëtarët kanë krijuar spagetit më të holla në botë, 200 herë më të holla se një fije floku njeriu.

Por ky nuk është lajm për adhuruesit e makaronave pasi kjo shpikje nuk është ushqim. Materiali që i përbën quhet nanofibër dhe mund të gjejë përdorim në mjekësi.

Nanofibrat mund të përdoren për fashat që të ndihmojnë në shërimin e plagëve e deri në vendosjen e strukturave për rigjenerimin e kockave.

Por shkencëtarët thonë se është më mirë për mjedisin nëse fijet nxirren prej përbërësve të pasur me niseshte, si mielli i cili është baza e makaronave.

Nanofibrat e përbëra nga niseshteja që prodhohet kryesisht nga bimët e gjelbra, mbështeten te ky  përbërës që nxirret nga qelizat e bimëve dhe pastrohet, çka kërkon shumë energji dhe ujë.

“Për të bërë spageti, vendoset një përzierje uji dhe mielli në vrimat metalike. Në  studimin tonë ne bëmë të njëjtën gjë, por e tërhoqëm përzierjen përmes një shkarkese elektrike. Është spageti, por më e hollë”, shpjegon Adam Clancy nga UCL Chemistry.

Në studimin e publikuar në Nanocscale Advances, shkencëtarët shpikën spageti me përmasa 372 nanometër përmes teknikës së elektrothurjes.

Ndërkohë një artizan makaronash në Sardenja të Italisë prodhon “su filiendeu”, makaronat më të holla në botë që kanë gjerësi vetëm 400 mikronë, por sërish janë 1000 herë më të trasha se kjo shpikje.

Nanomakaranat mund të formojnë një ‘tapet’ rreth 2 cm dhe në këtë formë mund të dallohen, por secila fije është aq e hollë sa vështirë të fotografohet pastër me kamera apo mikroskop./tvklan.al