Një trajtim i ri me qeliza burimore ndihmoi 4 persona me dëmtime të rënda në sy të përmirësojnë shikimin e tyre brenda pak më shumë se 1 viti.

Kura e zhvilluar nga shkencëtarët japonezë të Universitetit të Osakës, shmang transplantet tradicionale të kornesë.

Në vend të kësaj, ata injektuan qeliza të ashtuquajtura “pluripotente”, të cilat nxirren nga gjaku i donatorëve dhe kthehen në gjendje “embrionale”.

Ato formuan në një shtresë të hollë të kornesë, e cila ndihmoi në riparimin e syrit të dëmtuar.

Pacentët të moshave 39 vjeç patën përmirësime, me përjashtim të njërit prej tyre, tek i cili rezultatet nuk ishin të kënaqshme.

Kura megjithatë nuk dha efekte anësore serioze, formime tumorale apo refuzime të transplanteve, edhe për ata që nuk përdorën medikamente imune.

Në rrethet shkencore, kjo metodë konsiderohet si “zhvillim emocionues”.  Pritet që prova më të zgjeruara klinike të nisin në Mars të vitit të ardhshëm.

Tv Klan