Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Mbledhja e asamblesë të PAD-së ka nisur me debate të ashpëra mes kryetarit të saj Gramoz Pashko dhe sekretarit të përgjithshëm të PAD-së Ridvan Peshkëpia. Shkak për këtë debat është bërë prania në sallë e anëtarëve të degës së Tiranës, tashmë e shkrirë. Përfaqësuesit jo anëtar pas debateve të shumta janë larguar nga salla, ndërkohë që diskutimet kanë vazhduar rreth shkrirjes së kësaj dege.

Konflikti dhe ndarja në dy krah kundërshtare brenda PAD-së, ka nisur qe nga krisja e marrdhënieve të saj me PS. Kështu liberal demokratët kanë vendosur të zgjidhin dilemat e tyre në kongresin e jashtëzakonshëm, që do të mbahet më 8 Prill.

Dalja ose jo nga Aleanca për Shtetin dhe përballimi i vetëm apo në koalicion i Aleancës Demokratike do të përcaktohen në mbledhjen e jashtëzakonshe të forumit më të lartë të kësaj partie./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego