Interi fitoi me shifrat e thella 5-0 ndaj Hellas Verona në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Serie A.
Me Kristjan Asllanin titullar nga fillimit, kampionët e Italisë ishin të papërmbajtshëm, duke shënuar pesë herë që në pjesën e parë.
Correa zhbllokoi takimin në minutën e 17-të, ndërsa Thuram shpërtheu me një dopietë në minutat 22 dhe 25.
Goli i katër u shënua nga De Vrij në minutën e 31-të, pas një asisti të marrë nga Asllani. Bisseck vulosi takimin, me golin e pestë të shënuar në minutën e 41-të.
Me këtë fitore, Interi ngjitet përkohësisht në vendin e parë me 28 pikë, në pritje të rezultateve të rivalëve. /tvklan.al