Një bombë shpërtheu në hollin e një blloku apartamentesh luksoze në Moskë, duke vrarë të paktën një person dhe duke plagosur katër të tjerë.
Sipas mediave vendase, sulmi synonte një udhëheqës paraushtarak pro-rus nga Ukraina lindore. Bomba shpërtheu pikërisht kur një burrë i identifikuar si Armen Sarkisyan hyri në hollin e kompleksit “Scarlet Sails” në brigjet e lumit Moskva, vetëm 12 km nga Kremlini.
Agjencia shtetërore e lajmeve TASS citoi organet e zbatimit të ligjit që e quajti shpërthimin një “atentat”. Videot tregojnë dëme të mëdha në hollin e ndërtesës.
Nuk dihet menjëherë se kush ka qenë objektivi, por mediat vendase shkruajnë se në mesin e të plagosurve ka edhe rojet e sigurisë së hotelit.
Sarkisyan është në gjendje kritike për jetën. Hetuesit aktualisht po identifikojnë ata që urdhëruan krimin.
Armen Sarkisyan akuzohet nga Ukraina se ka ndihmuar përpjekjet luftarake të Rusisë në rajonin lindor Donetsk. Në Dhjetor, shërbimi i sigurisë SBU i Ukrainës e përshkroi Sarkisyan si një mafioz dhe se dyshohet se është i përfshirë në grupe të armatosura.
Në Dhjetorin e vitit të kaluar, Ukraina mori përgjegjësinë për vrasjen e gjeneralit rus Igor Kirillov në një shpërthim bombë jashtë një pallati apartamentesh në Moskë.
Klan News