Kjo është foto e makinës së atentatorëve të Don Boskos në Tiranë, ku të martën mbetën të plagosur dy persona në një lokal.

Kjo kamera e sigurisë në zonë, ka fiksuar automjetin tip Volkswagen Golf 5. Me këtë makinë udhëtonin 3 atentatorët. E njëjta makinë u gjet e djegur në zonën e Qerekës pas atentatit me 2 të plagosur.

Nga sulmi me armë u plagosën Kastriot Elezi 45 vjeç dhe Ronaldo Metushi 22 vjeç.

Në dëshminë e tyre, të dy kanë mohuar të kenë pasur konflikte me persona të tjerë gjatë kohëve të fundit dhe nuk kanë arritur të identifikojnë autorët.

Grupi hetimor ka dyshime se objektiv i sulmit të ketë qenë Elezaj për konflikte që mund të ketë pasur përgjatë kësaj periudhe me persona të tjerë. Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që atentati të jetë kryer për shkak të së shkuarës kriminale të tij, pasi më herët ka qenë i dënuar për prostitucion.

/tvklan.al