Një gol në minutën e katërt të kohës shtesë të pjesës së dytë nga zëvendësuesi Xande Silva i dha Atlanta United një fitore 2-1 ndaj Inter Miamit që luante në transfertë në ndeshjen 2 të një serie play-off të raundit të parë të kupës së MLS. Sfida e parë u fitua nga skuadra e Messi po me rezultatin 2-1 dhe tashmë pritet përballja e tretë për të vendosur secila nga skuadrat do të kalojë në fazën finale.

Ishte Inter Miami që në fundin e pjesës së parë shënoi një gol me fat. Portieri i Atlanta hezitoi të niste topin pasi mund të kishte goditur lojtarin kundërshtar, por për shkak se nuk pati kontakte fizik mes tyre aksioni u kthye dhe Miami shënoi golin e parë.

Barazimi erdhi në pjesën e dytë dhe ishte një gol mjaft i bukur Derrick Williams. Messi dhe Suarez tentuan të gjejnë golin e avantazhit, por kjo nuk ndodhi edhe pse u afruan shumë rrjetës. Nga ana tjetër Silva që u fut nga stoli mori një pasim dhe me një goditje të fortë shënoi golin e fitores.

Duket se Atlanta e kuptoi që duke vënë nën presion Inter Miami ka mundësinë të marrë edhe fitoren e ndeshjes. Suksesi është të mos qëndrojnë në mbrojtje. Sfida e fundit mes dy skuadrave për një vend në finale do të luhet më 10 nëntor.

Tv Klan