Ankesa që sipas demokratëve Ledi Bianku anëtar i Gjykatës sË Strasburgut ka bërë pranë kryetarit të kësaj gjykate pas takimit me Denar Biben, për ta është provë që audio regjistrimi i publikuar të martën është i vërtetë. Siç thonë po ashtu se e vërteta është se Edi Rama me ndërhyrje të tillë kërkonte që ai të punonte kundër interesave të pronarëve shqiptare.
“Çfarëdo të bëjë Edi Rama me Engjëll Agaçin, është fakt i pandryshueshëm se të ashtuquajturën “bisedë miqësore” të Denar Bibës, gjyqtari shqiptar në Strasburg e raportoi pranë Kryetarit të Gjykatës së Strasburgut si ndërhyrje të paligjshme në punën e tij”.
Por ndryshe mendojnë socialistet të cilët me këtë qëndrim të demokratëve pas publikimit te audiopërgjimit mendojnë se opozita e Bashes ka prekur fundin. Ulsi Manja nga selia roze deklaron se qëndrimi i qeverise se Ramës per tju drejtuar gjykates se Strasburgut ka qene publik ne 2014 dhe i kushtëzuar pas borxheve të papaguara për ish pronarët nga qeveria Berisha.
Hajde shantazh hajde!
Dhe i shantazhuari, Ledio Bianku, miku i Denar Bibës, që s’ka asgjë në dorë në Strasburg për gjithë sa flitet dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme, paska heshtur katër vjet! Në fakt opozita e sotme, dje në pushtet, e di shumë mirë çështjen e pronave dhe detyrimet që duhet të përmbushte Qeveria shqiptare nga viti 2012 deri në qershor të vitit 2014 sipas vendimit pilot të Gjykatës së Strasburgut! Por deri në shtator
të vitit 2013 kur dorëzoi pushtetin, qeveria e PD nuk bëri asnjë hap për të adresuar ligjërisht rekomandimet e Gjykatës së Strasburgut duke i ngarkuar shtetit shqiptar.
Denar Biba ka reaguar pas deklaratave të selisë blu duke i drejtuar disa pyetje zyrtarëve demokratë. Ndër të tjera Biba pyet sesi si ka mundësi që nuk reagoi Gjykata e Strasburgut, pasi u vu në dijeni nga z.Bianku se ndaj tij ishte ushtruar një ndikim i papërshtatshëm? Përse del sot ky përgjim i qepur si mos më keq sipas tij dhe ku është e gjithë pjesa tjetër e bisedës krejt normale mes tij dhe mikut tij , ku thotë si flet për sakrificën e tij jo të Biankut?
Tv Klan