Në kohën kur e gjithë bota është vetëkarantinuar, si pasojë e përhapjes së koronavirusit, gjetja e metodave dhe mënyrave për të kaluar kohën në shtëpi mbetet një sfidë për të gjithë. Personazhe të ndryshme të showbizit përmes postimeve të tyre në rrjetet sociale tregojnë si po e kalojnë kohën dhe aktivitetet e ndryshme që bëjnë së bashku me familjen.
Këngëtarja Aurela Gaçe ka publikuar një video ku tregon sesi një bluzë të thjeshtë të zezë,e ndryshoi duke i shtuar gurë, rruaza dhe gjithçka tjetër që gjeti në shtëpi. Ajo gjithashtu qëndisi emrin e vajzave, që ato ta kenë kujtim nga duart e mamit të tyre, në ditët e izolimit.
“Sapo e mbarova! Një bluzë e imja me emrat e gocave. Nuk është perfekt, por u bë me dashurinë e mamit të tyre. Ta kenë kujtim nga duart e mija në ditët e izolimit. Madje tani që u kujtova, do qëndis edhe datën, muajin, vitin. U mundova me këto që kisha ketu. Rruaza, zinxhirë, edhe ndonjë gur tek -tuk“./tvklan.al