Pas Dhomës së Përfaqësuesve, Senati në Australi ka miratuar ligjin për të ndaluar mediat sociale për fëmijët nën 16 vjeç. Ligji, i cili pritet të hyjë në fuqi në Nëntor 2025, përcakton disa nga kontrollet më të ashpra të mediave sociale në botë.
“Ne e dimë se ka shqetësime në lidhje me ndikimin e mediave sociale tek fëmijët. Ne kemi parë tendenca globale shumë shqetësuese në shëndetin mendor të të rinjve që nga krijimi i mediave sociale, veçanërisht për vajzat”.
Pas një sesioni parlamentar që zgjati me orë të tëra, Senati votoi me 34 vota pro dhe 19 kundër për miratimin e ligjit pasi qeveria e kryeministrit Anthony Albanese fitoi mbështetjen nga opozita.
Ligji synon platformat e mediave sociale si TikTok, Facebook, Instagram e “X” si dhe parashikon gjoba deri në 32 milionë dollarë nëse nuk respektojnë ndalimin.
Shumë vende kanë ndërmarrë masa për kufizimin e përdorimit të tyre nga fëmijët. Shtetet e Bashkuara e Kanadaja janë mes 13 vendeve që kanë bllokuar plotësisht ose pjesërisht përdorimin e TikTok-ut. Ndërsa Franca, vitin e kaluar vendosi që për personat nën 15 vjeç, rrjetet sociale të përdoren me miratimin e prindërve.
Klan News