Konferenca ndërkombëtare kundër Autizmit e mbajtur në Tiranë nen kujdesin e znj. Liri Berisha presidente e fondacionit “Fëmijët Shqiptar” është përmbyllur me një mbrëmje gala me temë me “Pranë Fëmijëve Autik”.
Liri Berisha: “Mesazhi i konferencës ishte ky: Autizmi përbën një krizë në shëndetin publik e duhen gjetur mjetet e mënyrat për t’i bërë ballë sa më parë kësaj të keqeje. Fondacioni ka marrë përsipër të luaj rolin e një katalizatori për t’i përshpejtuar ndryshimet drejt zhvillimeve të rëndësishme për jetën e fëmijëve dhe familjeve të prekura nga kjo sëmundje.”
Të ftuarit e kësaj mbrëmje bamirësie ishin personalitete të shumta të politikës, biznesit vendas dhe të huaj dhe të artit.
Pjesëmarrësit e kësaj mbrëmjeje kanë dhënë kontributin e tyre për problemin e autizmit në Shqipëri.
Të ardhurat kanë shkuar të gjitha për realizmin e projekteve të “Fondacionit Fëmijët Shqiptarë” mbi këtë sëmundje.
Konferenca Ndërkombëtare kundër Autizmit ka mbledhur në Tiranë ekspertë nga vende të ndryshme të botës të cilët kanë ofruar trajnime të rëndësishme për specialist të shëndetësisë dhe sociologët shqiptarë .
Sëmundja e Autizmit ka bashkuar në një iniciativë gjigande kundër saj qindra personalitete të shquara në mbarë botën.
Autizmi është paaftësi zhvilluese e përjetshme e cila ndikon në mënyrën se si personi komunikon dhe sillet me njerëzit rreth tyre. Statistikat tregojnë se një në 100 fëmijë është i prekur nga kjo sëmundje./tvklan.al