Autoritetet italiane kanë goditur një organizatë kriminale të përbërë nga shqiptarë dhe italianë që trafikonin sasi të mëdha të lëndëve narkotike.

Nga operacioni i zhvilluar në Bergamo u arrestuan në flagrancë 9 persona. Ata janë shqiptarë dhe italianë, ndërsa emrat e tyre nuk bëhen të ditur. Policia zbuloi një laborator droge në Bergamo që i përket grupit kriminal.

U sekuestruan gjithashtu 12.5 kg heroinë, 10 kg marijuanë, 1 kg kokainë dhe rreth 70 mijë Euro cash. Detaje të tjera rreth këtij operacioni nuk janë bërë me dije.

/tvklan.al