Kënga fiton menjëherë vëmendjen, mbi 200 mijë klikime në pak orë
Ashtu siç e kishte lajmëruar edhe më herët bukuroshja me origjinë shqiptare Ava Max ka publikuar këngën e saj më të re. Naked që do të thotë e zhveshur dhe është pjesë e albumit të saj më të ri “Heaven and Hell”.
Provokuese dhe vetëm me të brendshme Ava Max ka mahnitur të gjithë me linjat e saj trupore. Në vetëm pak orë që është publikuar në YouTube, Naked ka grumbulluar mbi 202 mijë klikime.
Nëpërmjet një postimi në Instagram këngëtarja është shprehur se ka punuar shumë për këtë album dhe se është e lumtur që më në fund fansat kanë mundësinë ta dëgjojnë atë.
Rreth dy javë më parë Ava publikoi në versionin audio këngën OMG What’s Happening që deri më tani numëron mbi 3 milion klikime.
Po ashtu edhe kjo këngë është pjesë e albumit “Heaven and hell”, i cili ndahet në tri pjesë Parajsa, Purgatori dhe Ferri dhe përfshin plot 15 këngë. Vajza e talentuar nga Shqipëria është tanimë në gjurmët e të tjerave si Rita Ora, Bebe Rexha, Dua Lipa dhe Era Istrefi.
Këngëtarja e re numëron gjithashtu disa bashkëpunime të suksesshme si “Let It Be Me” me David Guetta, apo Make Up” me Jason DeRulo.
Klan Plus