Gazetari: “Punimet në autostradën Lushnje-Fier po avancojnë. Përveçse një krah i saj është i hapur dhe funksionon për kalimin e automjeteve edhe pjesa tjetër pra 2 korsitë e saj është duke u shtruar me shtresat asfaltike”.
Gjendemi në pikun e sezonit veror dhe pikërisht ky aks është një ndër arteriet kryesore që shoqëron turistët drejt plazheve të jugut. Ritmi i kënaqshëm i punimeve ka ndihmuar në eleminimin trafikut për automjetet e pa numërta që qarkullojnë në këtë rrugë.
Ndërtimi i autostradës Lushnje-Fier ka hyrë në fazën finale dhe pritet të përfundoj brenda afateve. Ajo është e gjatë 22 km dhe e gjerë 22 m, me dy korsi për çdo drejtim. Projekti respekton standardet e adoptuara nga BE, përfshirë këtu dhe pajisjen me sinjalisitkën e duhur. Vlera e investimit arrin në 17.5 milion euro dhe është një financim i qeverisë italiane./tvklan.al
Gazetari: Fjorald Zguro