Punimet në autostradën Lushnje-Fier me 4 korsi po vijojnë më ritme të larta. Këto pamje tregojnë ngjyrën e re që po ndjek autostrada në zonën e Myzeqesë, teksa avancon dita ditës.
Siç shihet pjesa më e vështirë e punimeve, ajo e shtrimit të trasesë së rrugës është pothuajse e kompletuar. Mbeten ende edhe disa vepra të tjera inxhinierike, por burime nga ministria e Transporteve garantojnë se autostrada Lushnje-Fier ka hyrë tashmë në fazën finale të punimeve dhe pritet që të punojë brenda afateve.
Prej muajsh autostrada është hapur për automjetet në një pjesë të gjatësisë së saj, aty ku kalonte rruga e vjetër. Ndërsa pjesa tjetër kalon tërësisht në një zonë të re, duke shkurtuar shumë kilometra.
Autostrada Lushnje-Fier është e gjatë 22 kilometra dhe e gjerë 22 metra. Projekti i ndërtimit respekton standardet e adoptuara nga BE. Përfshi këtu edhe pajisjen me sinjalistikën e duhur.
Vlera e investimit arrin në 17.5 milion euro, financim i qeverisë italiane./tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro