Avokati i Popullit Ermir Dobjani deklaron në një konferencë për shtyp se do t’i shkojë deri në fund hetimit të çështjes mbi fatin e të paraburgosurit që vuajti dënimin prej 75 ditëve burg pa vendim gjykate në qeli të Shkodrës, si dhe procesit të hetimit mbi dy prokurorët që ligjëruan këtë skandal.
Ermir Dobjani: “Ky është një rast mjaft i rëndë që ne do të ndjekim se çfarë do të bëhet me personat që e kanë shkaktuar këtë shkelje dhe në qoftë se do të jetë e nevojshme do të ndërhyjmë edhe ne që personat të ndëshkohen dhe që personi i dëmtuar të dëmshpërblehet për atë dëm që ka patur.”
Për homologun danez të avokatit të Popullit, parandalimi i torturës në qelitë e burgjeve, dhomat e paraburgimit apo spitalet psikiatrike. Ku mundësia e ushtrimit të veprës penale të torturës është e madhe, do dhe vullnetin politik. Asistencës në përmirësimin e kushteve po i jep edhe qeveria daneze.
Hans Gammeltoft: “Natyrisht ka edhe forma të tjera për të patur sukses në mënyre që kjo të parandalohet dhe të ketë zbatimin e duhur. Ndoshta më së shumti e para është vullneti politik që të realizohet dhe politika mund të manifestohet jo vetëm në aspektin teorik, por edhe në praktikë.”
Nil Severin: “Roli im nuk është vetëm ai i ambasadorit danez në Shqipëri, por edhe të jem ambasador i Shqipërisë në Danimarkë. Dua që Shqipëria të mos ecë në rrugën e gabuar, as në rrugën e drejtë, por në atë realiste.”
Në konferencën e përbashkët të avokatit të Popullit dhe përfaqësuesve të qeverisë daneze u dhanë mesazhe të qarta se Shqipëria me çdo kusht duhet të fshihet nga lista e vendeve ku shkelen të drejtat themelore të njeriut, si një kusht ky për tu anëtarësuar në BE./tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani