I ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, avokati Kujtim Cakrani thotë se kanabisi ka pasur një bum të madh në Shqipëri, teksa ka shtuar se kryesisht italianët e mendojnë Shqipërinë si një vend ku lënda narkotike blihet lehtë dhe lirë.

Kujtim Cakrani: Lënda narkotike kanabis ka pasur një bum shumë të madh dhe në Shqipëri të huajt dhe sidomos italianët kërkonin kanabis sepse e mendojnë Shqipërinë si një vend që blihet lehtë dhe lirë. E mendojnë Shqipërinë si një vend që mund të gjendet kollaj. Nuk e marrin parasysh fare ligjin.

Gazetarja Glidona Daci shton se kjo verë, bumit të madh të turistëve, ka sjellë edh kërkesa për ekstazi.

Glidona Daci: Kjo verë, përveç bumit të madh të turistëve, ka sjellë dhe kërkesa për ekstazi. Ka pasur edhe raste të tjera kur janë kapur sasi të mëdha. Për shembull në jug, Shumica e atyre që janë përdorues të lëndëve narkotike, i kishe në bregdet në shezlongë duke përdorur lëndë narkotike të ndryshme./tvklan.al