Patricia Rodríguez, motra nga ana e babait të Georgina-s, ka folur së fundmi për Gio-n dhe fëmijërinë e vështirë që ajo dhe partnerja e Cristiano Ronaldos kanë kaluar. 

Patricia ka treguar për kohën kur jetonin së bashku me babanë e tyre, një tregtar i njohur droge, i cili nuk u dha atyre një jetë shumë të mirë. Kur Patricia ishte një adoleshente 14-vjeçare dhe Gio ishte vetëm shtatë vjeç, ato të dyja ishin dëshmitare të një skene që Patricia nuk mund ta harronte: 

“Babai im kishte një armë dhe u mbyll në një dhomë në shtëpi. Një ditë unë dhe motrat e mia hymë dhe babai im po përgatiste disa pako. Kur e pyeta se çfarë ishte, ai më tha se ishin pako ushqimore për të varfërit.”

Po ashtu, Patricia ka rrëfyer fëmijërinë e komplikuar që jetuan të tre motrat derisa babai i tyre hyri në burg:

“Unë nuk e kam parë Gion më pasi babai im hyri në burg. Që nga ajo kohë me Georginën mezi kam patur kontakt dhe më mungon ajo marrëdhënia mes motrash, nuk e di pse ajo nuk do të dije asgjë për ne, më tha që do të paguante librat për fëmijët e mi dhe unë jam ende duke pritur”, është shprehur e motra e Georiginës./tvklan.al