Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kanë thuajse dy dekada bashkë por nuk janë martuar kurrë. Të paktën këtë i kanë thënë publikut. Prej vitit 2019 kanë qarkulluar thashethemet e fejesës, por çifti nuk i ka konfirmuar kurrë.
Përgjatë viteve, Georgina është parë me një unazë me diamant gjigant. Edhe pse kjo mund të jetë një indicie që ata mund të jenë martuar në fshehtësi, ka qenë reklama e fundit e futbollistit ajo që ka ndezur thashethemet.
Në një video të postuar nga “Whoop”, një markë fitnesi, Ronaldo e quan Rodriguez “gruan e tij”. Ai po tregonte palestrën në shtëpinë luksoze dhe më pas shtoi: “Kur nuk stërvitem në klub, më pëlqen të ushtroj në shtëpi me gruan time kështu që mund ta nxis ashtu si ajo mua”.
“Hollyëood Life” ka theksuar se publicistët e yllit portugez kanë përdorur të njëjtën përgjigje çdo herë. “Tani nuk mund të konfirmojmë ose mohojmë që Cristiano është martuar me Georgina. Thjesht nuk e dimë”, deklaruan ata në një njoftim. Ekzaktësisht të njëjtat fjalë u përdorën edhe në vitin 2018 kur Georgina u pa në Kupën e Botës me unazën e ndritshme.
Duket se detajin nëse ka ndodhur një martesë çifti ka vendosur ta mbajë për vete, bashkë me arsyen e kësaj zgjedhjeje. Ronaldo dhe Georgina janë prindër të 5 fëmijëve, por bukuroshja është nëna biologjike e dy prej tyre./tvklan.al