Partnerja e ikonës portugeze të futbollit tha se sulmuesi mund të tërhiqej shumë shpejt
Georgina Rodriguez ka lënë të kuptohet se Cristiano Ronaldo mund të tërhiqet nga futbolli i luajtur brenda një viti.
Partnerja e yllit portugez mahniti në Javën e Modës në Paris me një fustan të dizajnuar enkas duke nderuar legjendën e Real Madridit dhe Manchester United.
Në këtë event, Georgina bëri një deklaratë që konfirmoi se Ronaldo do të varë këpucët së shpejti.
“Cristiano edhe një vit, pastaj e mbyll! Ndoshta dy, nuk e di!”, ishte deklarata e 30 vjeçares, raporton tabloidi britanik “The Sun”.
Ronaldo, i cili mbushi 39 vjeç një muaj më parë, ka kontratë me klubin saudit të Al-Nassr deri në vitin 2025. Në deklaratat e tij të mëparshme, ai tha se dëshiron që të luajë rreth të 40-ve.
Por pesë herë fituesi i “Topit të Artë” dëshiron shumë që të luajë në Kupën e Botës 2026.
Ai kurrë nuk ka shkuar përtej gjysmëfinales në një botëror dhe është “ëndrra” e tij që të shtojë titullin më të madh në futboll në koleksionin e tij të trofeve.
Ish-trajneri i Portugalisë, Fernando Santos beson se “ai nuk nuk do ta ulë nivelin e tij” dhe “kur ta ndjejë se nuk mund të jetë më CR7 i zakonshëm, do të varë këpucët mbi gozhdë.
Ronaldo ka shënuar 28 gola në 29 ndeshje në Arabinë Saudite këtë sezon. Karriera e tij nisi te Sporting Lisbona, përpara se të tranferohej te Man Utd në 2003.