Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Zani Caushi nuk do të qëllohet pa paralajmërim por do të arrestohet nëse është fajtor për ngjarjen e fundit në Vlorë. Kështu ka deklaruar sot për gazetarët Zv/ministri i Rendit Bajram Yzeiri. Ai u është kundërvënë kështu vartësve të tij të cilët kanë deklaruar se Myrteza Caushi do të asgjesohet pa paralajmërim.

Yzeiri pranon se ngjarjet që kanë tronditur Rendin ditët e fundit kanë qënë të rënda, por gjithësesi është optimist për punën e strukturave blu.

Bajram Yzeiri, Zv/ministri i Rendit:- “Kriminaliteti ka zig zaket e veta, me ulje dhe ngritje, ka faktorët e vëtë Ata janë të gjithanshëm dhe herë ashpërsohet dhe herë tërhiqet. Por në qoftë se themi për ashpërsim në disa rrethe këtë jëvën e fundit, po aq e shpër është edhe godtja e policisë. Ne po marrim masa riorganizimi që kerkimin dhe kapjen e autorëve të krimeve ta kemi më rezultativ dhe goditjen në adresë të tyre”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego