Nedim Bajrami ishte lojtari kyç i Rangers në fitoren 2 – 1 me Motherwell duke e kualifikuar ekipin e tij në finalen e Kupës së Ligës në Skoci. Barjami realizoi golin që vemdosi takimin në minutën e 81’, pas një kundërsulmi ku topin e rrëmbeu mesfushori shqiptar.

Finalja do të diskutohet në derbin me Celtic me qëllimin për të mbrojtur këtë trofe dhe për ta fituar për herë të 29. Një ndeshje emocionuese kjo për futbollistin e Kombëtares që e ka derbin e parë qëkur erdhi te Rangers. 

“Shënuam 2 gola të bukur dhe jemi në finale. Është gjithmonë e vështirë të realizosh kundër këtyre skuadrave, por treguam durim në pjesën e dytë. Ka ende kohë deri në finalen kundër Celtic, por mendoj se do të jetë një lojë e bukur dhe jam i emocionuar për këtë”.

Në rast suksesi në Kupën e Ligës, Nedim Bajrami do të bëhej shqiptari i dytë që merr një trofe në Skoci pas Rudi Vatës me Celtic.

Tv Klan