Nedim Bajrami ishte protagonist te barazimi 2-2 i Sasuolos në fushën e Salernitanës. Mesfushori shqiptar dha fillimisht asist në minutën e 37’ dhe më pas realizoi gol në të 44’ për ekipin e tij.
Këtë sezon, Nedim Bajrami ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë edhe 2 asiste. Shqiptari tjetër, Marash Kumbulla u aktivizua prej minutës së 69’ në sfidën me Salernitanën.
Tv Klan