Ministri i Brendshëm Taulant Balla inspektoi zonën bregdetare të Himarës, për respektimin e perimetrit të sigurisë në plazhe. Në këtë zonë patrullojnë bashkë Policia e Shtetit dhe dy punonjës të Policisë Italiane.
Gjatë bashkëbisedimit me efektivët, Balla kërkoi nga ata të zbatojnë planin e masave dhe të mos preket perimetri i sigurisë për qytetarët që pushojnë.
Gjithashtu Balla dhe zhvilloi inspektim në Palasë, ku kërkoi nga policia të monitorohet edhe zhurma e beach-bareve në mënyrë që të mos jetë shqetësuese për pushuesit.
Gjatë kësaj të shtune Ministri i Brendshëm u ndal edhe në zonën e Dhërmiut.
Tv Klan