Ministri i Brendshëm Taulant Balla inspektoi njësinë e Shërbimit Zjarrfikës në bashkinë Kamëz, për të parë nga afër gjendjen e mjeteve dhe infrastrukturën. Duke i falenderuar për punën e bërë Ministri theksoi se punonjësit zjarrfikës janë në kategoritë parësore që do të përfitojnë rritje page.
“Ju garantoj që me 1 Korrik, kur do të kemi një rritje pagash të dukshme në shumë sektorë publikë, edhe shërbimi zjarrfikës do të jetë një prej atyre që do të jetë ndër më të vlerësuarit. Kryeministri Rama dhe qeveria jonë vlerësojnë maksimalisht punën tuaj.”
Qeveria shqiptare sipas Ballës synon rritjen e cilësinë e këtij shërbimi dhe me punonjës të kualifikuar.
“Më vjen mirë që edhe kryetarët e bashkive e kanë kuptuar tashmë se shërbimi zjarrfikës nuk është një vend pune, ku mund të çosh dikë për t’i bërë një qokë. Por shërbimi zjarrfikës duhet të jetë si kudo në shumë vende, një shërbim publik maksimalisht i vlerësuar.”
Ministra Balla rikujtojë ndëshkimin për zjarrvënien e qëllimshme.
“Zjarrëvënia është një vepër penale që dënohet ashpër nga ligji. Zjarrëvënia mund të shkojë deri në 15 vite heqje lirie.”
Nga Kamza pritet të nisi projekt i shërbimi zjarrfikës vullnetar, pasi në këtë bashki ka rreth 50 punonjës zjarrfikës dhe janë një numër shumë i vogël që nuk mund të t`ja dalin në sfida të mëdha.
Klan News