“Lajmet në mediat botërore, pasojë e pandëshkueshmërisë”

Për Taulant Ballën arsyeja e intesifikimit të lajmeve në mediat ndërkombëtare për Lulzim Bashën dhe çështjen e lobimit në SHBA është pikërisht vendimi i padrejtë i gjykatës për pushimin e hetimeve për mungesë provash.

Përpara mediave ai nuk pranon të komentojë arsyen e botimit dhe më pas të fshirjes se një lajmi mbi këtë çështje nga gazeta gjermane Bild, pasi për të mjafton fakti se këto të dhëna janë publike në faqen e DASH.

Arsyeja e intensifikimit të vëmendjes nga mediat e mëdha botërore për këtë çështje është pandëshkueshmëria. Ne të gjithë e dimë se para pak ditësh është publikuar një vendim gjykate, sikurse shkruante “The Times”, e cila i dha pandëshkueshmërinë Lulzim Bashës për një çështje që është e qartë si drita e diellit. Në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë janë publikuar kontrata që mbajnë firmën e Lulzim Bashës, numrin e pasaportës së tij diplomatike dhe shumat që lobuesi ka marrë në emër të Lulzim Bashës nga Partia Demokratike”.
 
Balla foli për këtë çështje, duke iu përgjigjur interesit të mediave, pas konferencës së kryetarëve, e cila miratoi kalendarin 3 javor të punimeve të parlamentit që nis sezonin e ri pas pushimeve të fundvitit.

Tv Klan