Ndërsa i gjithë Ballkani po përballet me vështirësi të mëdha energjetike, Bullgari synon t’i japë fund problemeve të saj dhe të bëhet një lojtar kyç i këtij sektori në rajon. Pas mbylljes në vitin 2006 të dy reaktorëve bërthamor në Kozllodui, Sofia zyrtare nisi zyrtarisht punimet për ndërtimin e centralit të dytë bërthamor në vend.
Kryeministri Sergei Tanisev preu shiritin e punimeve në qytetin e Benele pranë Danubit. Duke i dhënë zyrtarisht dritën jeshile centralit bërthamor prej dy mijë megavatësh. Projekti 4 milion eurosh është marrë përsipër nga kompania ruse Atomstroy export në bashkëpunim me dy kompani franceze dhe gjermane Areva dhe Siemens. Reaktori i parë centralit do të nisë së ndërtuari në maj të vitit 2009 dhe i gjithë projekti do të përfundojë në vitin 2014.
Petar Dimitrov: “Duhet të kuptojmë se Bullgaria po ndërmerr një politikë energjetike të zgjeruar që do të na bëjë një nga lojtarët më të rëndësishëm të këtij sektori. Jo vetëm në rajon, por në mbarë Bashkimin Europian.”
Centrali në Belene ishte në planet e Sofies që në vitin 1980, por ky projekt u pezullua si rrjedhojë e protestave të ambientalistëve, humbjeve të shumta financiare. Por edhe rënies së regjimit komunist në vitin 1989.
Historia e projektit të Belene tha kryeministri Stanishev sigurisht që përkufizon etapa që Bullgaria përshkroi në këto 30 vitet e fundit. Bullgaria i përket atyre vendeve krahas Shqipërisë, Turqisë , Rumanisë që besojnë së energjia bërthamore është pjesë e një zgjidhje efikase për vështirësitë energjetike, por edhe për ndryshimet klimaterike.
Vetëm pak kohë më parë edhe kryeministri shqiptar Sali Berisha dha idenë e një centrali bërthamor në vendin tonë, që do të prodhonte energjinë më ekonomike dhe më të pastër./tvklan.al
Gazetare: Urita Dokle