Për përballimin e sulmeve kibernetike malinje nga aktorë të jashtëm, zëvëndëskryeministrja Belinda Balluku shprehet se kjo luftë nuk kërkon vetëm angazhimin e strukturave shtetërore, por dhe të biznesit.
“Ashtu siç qeveria ka vendosur një fokus të veçantë duke destinuar buxhete të veçanta, kështu duhet të jetë edhe proceset e bizneseve private”.
Në fjalën e mbajtur në tryezën për Simulimin e Menaxhimit të një Krize Kibernetike, numri dy i qeverise tha dixhitalizimi i 90 përqind të shërbimeve i lë të ekspozuar ndaj sulmeve kibernetike. Ajo shtoi që pas sulmit të iranianëve dy vite më parë ato janë në rritje.
“Sulmet kanë qenë intensive dhe kanë ardhur në ngritje. Ne jemi rafinuar, mburojat tona janë më të fuqishme”.
Qeveria po bashkëpunon me partnerët amerikanë, apo dhe ekspertët e fushës izraelitë dhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe për ngritjen e kapaciteteve të duhura për përballimin e sulmeve kibernetike.
Tv Klan