Autoritet e Prishtinës kanë marrë sot në mëngjes një letër nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon, ku ai njofton në lidhje me planin e tij në lidhje me rikonfigurimin e UMNIK-ut, gjithashtu një koje ju ka dërguar edhe autoriteteve të Beogradit. Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi kanë konfirmuar arritjen e letrës, por kanë hezituar që të japin ndonjë koment para se propozimi i Ban Ki Moon të analizohet mirë.

Burime të televizionit Klan thonë, se në këtë letër sekretari i përgjithshëm i OKB-së flet zvogëlimin e UMNIK0ut dhe fuqizimin e misionit europian EULEX. Ky proces sipas këtyre burimeve parashikon të zgjasë deri në fund të këtij viti. Ban Ki Moon në letrën e tij gjithashtu përcjell ofertën për qeverinë e Serbisë, e cila bashkë me UMNIK-un duhet të zbatojë një marrëveshje që përfshin 6 fusha, policinë, gjyqësinë, doganat, kufijtë, transportin dhe trashëgiminë fetare dhe kulturore.

Në këto fusha sekretari i përgjithshëm i OKB-së pret bashkëpunim mes UMNIK-ut dhe qeverisë së Serbisë. Liderët e Prishtinës pritet t’i pranojnë këto propozime të sekretari të përgjithshëm të OKB-së, të cilat do të jenë temë diskutimi javën e ardhshme në një seancë të posaçme në këshillin e sigurimit të OKB-së./tvklan.al