Bankat tregtare në vend vazhdojnë të kreditojnë ekonominë. Drejtori i rrjeteve dhe produkteve individuale i Bankës Kombëtare të Greqisë, Ioannis Apostolopoulos, konfirmon mbështetjen e huas si për individët ashtu edhe për biznesin vendas.
Apostolokus shton se efektet e krizës financiare janë përballuar me sukses nga bankat që operojnë në Shqipëri.
Ioannis Apostolopoulos: “Ne jemi këtu për të mbështetur qeverinë dhe tregun shqiptar që kanë nevojë për financime në mënyrë që të vijohet me rritjen ekonomike. Ne nuk kemi ndalur kurrë dhënien e kredisë madje edhe në periudhën e vështirë të krizës. Ne po vazhdojmë me këto operacione. Kriza ndërkombëtare nuk ka influencuar shumë në tregun vendas. Unë mendoj se të gjithë ne ia kemi dal me sukses si bankat ashtu edhe qeveria, besoj se viti i ardhshëm do të jetë akoma më i mirë përsa i takon kredi-dhënies duke rritur nivelin e e ofertës së parasë në sistem.”
Banka kombëtare e Greqisë aktualisht po i kushton një vëmendje të veçantë kredisë për shtëpi.
Sipas Bankës së Shqipërisë kredia për shtëpi rritet me 5% çdo vit. Megjithatë kriteret dhe interesat e aplikuara vitin e fundit nga bankat në vend e kanë mbajtur në distancë konsumatorin shqiptar.
Banka Kombëtare e Greqisë bëhet kështu një ndër të parat që nëpërmjet ofertave po kontribuon në rritjen e këtij tregu pas një periudhe të vështirë./tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro