Lajme Arkiva 2003
Merr licencën paraprake Banka Popullore me kapital 100% shqiptar. Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë akordoi dje licencën paraprake për bankën më të re e cila do të drejtohet nga ish drejtori i Bankës së Kursimeve Edvin Libohova.
Edvin Libohova: Bankë e cila është në procesin e krijimit dhe përfaqëson interesat ose një grupim aksionerësh shqiptarë, nga të cilët 7 janë kompani, ose si të thuash persona juridik dhe 16 janë individ, por të gjithë bashkë këtu përfaqësojnë biznese shumë të mëdha në vendin tonë. Kapitali fillestar i bankës është 5 milionë e 750 Euro, çfarë do të thotë një pjesëmarrje e barabartë e këtyre 23 aksionerëve me nga 250 Euro secila.
Banka Popullore do të ngrihet në krahë të presidencës ndërkohë që drejtuesit shprehin se ambiciet e tyre synojnë edhe degë të tjera në rrethe.
Edvin Libohova: Banka ka filozofinë e veprimit si një bankë universale në tregun bankar duke i afruat të gjitha llojet e shërbimeve, depozitat, kreditin, transfertën, pagimin e çeqeve, garnacitë dhe kreditë.
Banka Popullore është e 15 në tregun bankar dhe e dyta me kapital plotësisht shqiptar./tvklan.al