Mbajtja gjallë e ekonomisë globale ka bashkuar bankat qendrore më të mëdha të botës, të cilat kanë bërë të ditur  se do të injektojnë në tregje miliona dollar.

Federal Riserv do të hedhë 180 miliard dollar në një hap të bashkërenduar me bankat qendrore në Kanada, Britaninë e Madhe, Japoninë, Zvicër si dhe bankën qendrore Europiane. Që së bashku do të hedhin 67 miliard të tjerë. 

Ky lajm duket se ka qetësuar disi bursat, por balanca duket e brishtë. Në orën e parë të shkëmbimeve në Wall Street indeksi industrial i Dow Jones u ngrit me 135.65 pikë ose 1.28%.Paditja në Europë e gjeti Britanikun FTSE me gjysmë përqind zbritje, kjo pasi kompania e llojit TSB ofroi 1.28 miliard për të blerë JBO bankën më të madhe të kredive në Londër. Bursa gjermane Daks u ngrit me 0.86 %, ndërsa ajo franceze CAC me 1.1 %. Moska ka pezulluar aktivitetet e saj për të dytën ditë radhazi, ndërsa të gjitha bankat në botë kanë përforcuar politikën huadhënëse. Dhe kanë rritur normat e interesit duke tërhequr miliarda dollar nga ekonomitë vendase. Pavarësisht përpjekjeve të bashkërenduara globale çmimet e aksioneve ranë në Azi ndjeshëm . Indeksi Nikei i Tokyos u mbyll me humbje prej mbi 2%, ndërsa indeksi Hangseng i Hong Kongut ra deri në 7%. Kjo ndikoi edhe në çmimet e naftës, në Singapor ari i zi ra në 96 dollar/fuqi./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle