Kriza financiare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka hedhur poshtë çdo parashikim të ekonomistëve. Rasti më i fundit lidhet me çmimin e arit të zi.

Duke parë ritmet e shpejta të rritjes pak muaj më parë ata parashikuan se vlera e një fuqi nafte do të shkojë në 300 dollar, pse jo brenda vitit. Por në fakt deri tani asgjë nuk ka treguar se do të ndodhë kështu.

Sapo në Wall Street u dhanë sinjalet e para të krizës financiare, çmimi i naftës filloi të pësojë rënie drastike si pasojë e frikës së mbetjes së stoqeve. Në momentin kur bursat fitonin pikë, vlera e një fuqie të arit të zi rritej 8 deri në 10 dollar menjëherë. Për të arritur çmimin aktual rreth 94 dollar.

Por ekonomistët tashmë kanë thyer pllakën e parashikimeve duke deklaruar se me këto ritme vitin e ardhshëm nafta do të blihet me 50 dollar/fuqia. Kjo sipas tyre do të ndodhe nëse rënia ekonomike do të vazhdojë duke ulur nivelin minimal të kërkesës./tvklan.al

Gazetare: Justina Ukaliaj