Lajme Arkiva 2003
Një ditë pas protestave të dhunshme banorët e Bathores i janë rikthyer normalitetit brenda komunitetit ku jetojnë. Megjithëse premtojnë nëse nuk do ti ndalin tubimet, paraditja ka qenë e qetë. Për të paralajmëruar një tjetër protestë në qendër të Bathores ku sërish do të kërkohet plotësimi i tyre nga qeveria.
Banor: Rrugë, ujë kanalizime, kjo është kryesorja.
Gazetarja: Ndryshe do të vazhdoni protestën?
Banor: Ne do të vazhdojmë protesta të fuqishme.
Banor: Në qoftë se brenda 24 orëve nuk jepet vendimi në parlament që populli i Bathores të legalizohet komplet atëherë ne do të vazhdojmë protestat por me përmasa shumë më të mëdha.
Çdo familje i është rikthyer normalitetit me punën e përditshme në tokat dhe shtëpitë, tapitë e të cilave nuk i ka askush prej tyre. Në rrugët e shkatërruara ku mungojnë dhe investimet banorët dhe automjetet që udhëtojnë drejt qendrës kanë kryer itinerarin e përditshëm. Të tjerët janë bërë kurioz nga deklaratat mediatike një ditë pas konfrontimit me policinë e shtetit, për kërkesat ekonomike që ata kanë, për vendin në të cilin jetojnë dhe që nuk do shumë koment./tvklan.al