Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Banorët e Bathores kërcënojnë edhe njëherë me protesta. Kërkesat e parashikuara nga ta në ditët e para të Prillit, të cilat nuk arritën të plotësoheshin nga qeveria deri në fund të këtij muaji çuan deri në bllokim të urës kryesore që lidhte qendrën me veriun në muajin Prill.

Të pa kënaqur nga premtimi i bërë asaj kohe nga qeveria, pasi ata zhbllokuan atë situatë dhe ndërprenë irritimin edhe njëherë i kujtojnë se këtë herë do të jenë më të ashpër.

Banori i Bathores:- “Nuk është realizuar asnjë pikë e kësaj marrëveshje. Këto kanë qenë të gjitha mashtrime, ne i bëjmë edhe një herë thirrje qeverisë shqiptare, që deri më datën 10 Gusht të dialogojë me ne, sepse populli do të hidhet në protesta shumë të fuqishme”.

Kërkesat kryesore të banorëve ishin legalizimi i shtëpive, sigurimi i kushteve për jetesë, ujë dhe drita, si dhe rrugë e shkolla, që mund të integroheshin në jetën pranë kryeqytetit. Kjo rikujtesë vjen edhe njëherë për qeveritarët nga banorët e Bathores përpara zgjedhjeve lokale të Tetorit./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti