Banorët e Ulëzës dhe fshatrave përreth kanë protestuar sërish për të drejtat e tyre mbi pronat e përmbytura nga Hidrocentrali i Ulëzës dhe Shkopetit. Në mbështetje të protestës së tyre kanë qenë edhe deputetët republikanë dhe kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu.

Fatmir Mediu: “Ka ardhur momenti që çdo politikan, çdo drejtues partie, në fund të fundit, vështrimin e vet, përpra se ta ketë tek e ardhmja politike dhe karriera politike, duhet ta kthejë tek e ardhmja e qytetarëve shqiptarë, te banorët e Ulëzës dhe të gjithë Shqipërisë dhe unë mendoj se kemi për të pasur një shtet demokratik vetëm kur të respektohen të drejtat e pronarëve.”

Në serinë e protestave të organizuara nga këta banorë, kërkesat konsistojnë në kopesimin financiar nga ana e shtetit me vlerën e tokës në bregdet ose tokës truall të kategorisë së parë. Një tjetër variant që mbështesin protestuesit është dhe pjesëmarrja e tyre në privatizimin e hidrocentraleve ose të qenit aksionerë të këtyre hidrocentraleve. /tvklan.al