Konsiderohej si pasuesi ideal i Marc Andre ter Stegen, por nuk ka debutuar ende. Wojciech Szczesny ka humbur betejën me rivalin për portën e Barcelonës, Inaki Pena, me këtë të fundit që po përjeton një moment fantastik. Kjo ka bindur klubin për t’i rinovuar kontratën, duke lënë në dyshim të ardhmen e portierit polak.
Szczesny nuk preferohet nga tekniku Hansi Flick dhe nëse kjo situatë vijon deri në fund të sezonit do të mendonte sërish tërheqjen nga futbolli. Madje, në Katalonjë po shtyjnë tashmë për të gjetur portier të ri për sezonin e ardhshëm.
Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco po monitoron nga afër katër portierë. Në mesin e kandidatëve janë Diogo Costa i Portos dhe Verbruggen i Brighton të cilët janë edhe më të mundshëm për të firmosur me gjigantin spanjoll. Kartonat e dyshes shihen si tepër të kushtueshëm për arkat e klubit, me Barcelonën që prej kohësh përflitet sikur po përjeton situatë aspak të qetë financiare.
Szczesny thuhet si i kushtoi arkave të klubit spanjoll rreth 3 milionë Euro, si klauzolë për t’u paguar te Juventusi. Polaku firmosi me Barcelonën deri në fund të sezonit aktual, si zëvendësues i Ter Shtegen, i cili mbylli edicionin pas një dëmtimi të rëndë të ligamenteve.
Klan News