Drejtuesit dhe lojtarët duan vazhdimësinë e trajnerit
Drejtuesit e Barcelonës nuk dorëzohen dhe vazhdojnë të kenë besim në vazhdimësinë e Xavi Hernández në drejtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.
Aktualisht katalanasit kanë 11 ndeshje pa humbje dhe çuditërisht rezultati i fundit negativ përkon me kohën kur Xavi deklaroi se në fund të sezonit do të largohej. Skuadra ka qenë mjaft e fortë në mbrojtje dhe është përmirësuar në sulm, gjë që duket në rezultatet e mira që kanë pasur deri më tani. Përveç kësaj edhe atmosfera në skuadër është përmirësuar.
Barcelona është në çerekfinalen e Champions League dhe është e dyta në La Liga. Kështu që bordi i klubit kërkon që Xavi të qëndrojë për të udhëhequr skuadrën në sezonin 2024-2025.
Sipas gazetës Marca, zyrtarët e kanë “bombarduar” trajnerin me mesazhe në përpjekje për ta bërë atë të rishqyrtojë vendimin e tij. Vazhdimësia e tij mbështetet edhe nga futbollistët.
Mendohet se në varësi të rezultateve ka shpresa që tekniku të bindet të respektojë kontratën që i përfundon në fund të sezonit të ardhshëm.
Tv Klan