Ministria e Sportit do të jetë etapa e radhës e apelit të Barcelonës për regjistrimin e Dani Olmos dhe Pau Victor. Sipas asaj që raportohet në mediat spanjolle, katalanasit do po të bëjnë betejë të vështirë për ekspertët ligjorë. Blaugranët kërkojnë që të zgjatet periudha kohore e regjistrimit, e cila pretendohet të shkojë deri më 2 shkurt, periudhë që me atë të merkatos së dimrit.

Ndërkohë media spanjolle “El Periodico” është konsultuar me dy ekspertë ligjorë në fushën e së drejtës sportive dhe kanë deklaruar se nuk ka gjasa që Ministria e Sportit të jetë në anën e Barcelonës.

Kjo nuk do të thotë vetëm të shkosh kundër rregulloreve që ata kanë rënë dakord me Federatën spanjolle të futbollit, por edhe të fillojë një tjetër konflikt me Federatën, pas marrëdhënieve të vështira në vitet e fundit. Kriza financiare që po përjeton Barcelona ka ndikuar në këto zhvillime te spanjollët, të cilët paguan për kartonin e Olmo rreth 60 milionë euro në arkat e Lajpzig.

Deri më tani ka shënuar 6 gola dhe dhënë një asist për shokët e skuadrës. Nga kjo situatë kërkojnë të përfitojnë rivalët, me interesin e shtuar nga klube si Manchester City, Arsenal, PSG e Bayern Munich.

Klan News