Lajme Arkiva 2003
Kryetari i Bashkisë së Laçit Bardh Rica u ka bërë thirrje qytetarëve të tij të mos paguajnë fatura ndaj KESH-it, pasi kjo korporatë nuk i ka plotësua detyrimet e saj në Laç. Ky qytet pëson ndërprerje energjetike deri në 18 orë në ditë dhe kjo ka detyruar një grup biznesmenësh të vegjël ti drejtohen bashkisë për ndihmë.
Ndër biznesmenët që kanë problem me prodhimin e tyre për shkak të mungesës elektrike janë edhe 4 pronarët e furrave të bukës. Ata janë shprehur se me gjithë urdhrin e qeverisë për të mos penguar furnizimin me energji të prodhuesve të bukës, në laç KESH-i ndërpret energjinë edhe në këtë sektorë. Biznesmenët e pranishëm në takim janë shprehur se janë konsumatorë të rregullt që shlyejnë rregullisht faturat e energjisë.
Në takim megjithëse ishin thirrur për të diskutuar situatën nuk janë paraqitur përfaqësues të KESH-it lokal. Kryetari i Bashkisë ka kërkuar nga prodhuesit e qytetit të paktën të marrin masat e duhura që të mos ndërpritet puna në furrat e bukës dhe ka premtuar se do të ndërhyjë pranë ministrisë energjetike për të rregulluar situatën në Laç./tvklan.al