Lajme Arkiva 2003
Ndryshe nga ç’pritej freskimi i qeverisë do të realizohet pas kongresit socialist. Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialsite ka diskutuar vetëm mbi projektligjin e përgjimeve i cili duhet të miratohet në seancën e ardhshme parlamentare.
Nënkryetari i grupit parlamentar socialist Bardhyl Agasi tha se ende nuk flitet për negociata brenda partisë, për ndryshimin e qeverisë.
Bardhyl Agasi: Negociatat, atë që tha edhe kryetari i partisë, do të shtrihet diskutimi në të gjithë faktorët brenda partisë, që do të thotë që nga kryesia, komiteti drejtues, grupi parlamentar dhe me zgjedhësit. Kongresi erdhi, deri sa erdhi kongresi erdhi dhe zgjidhja e krizës./tvklan.al