“U raportuan 509, por janë 923 viktima në morg”
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzoi qeverinë se ka fshehur numrin e viktimave nga koronavirusi në vend. Në emisionin “Opinion”, Basha nxori disa dokumente që sipas tij janë marrë nga morgu dhe që sipas tij në vend të 509 viktimave të raportuara zyrtarisht që nga nisja e pandemisë janë realisht 923 jetë të humbura nga virusi.
Për fat të keq, Edi Rama, Kryeministri i qeverisë akoma në detyrë ka bërë politikë me vdekjen, duke fshehur shifrat reale të vdekjeve
Çfarë do me thënë kjo se i vdekur nuk fshihet?
Hap pas hapi. Mbrapa jush ndodhet një dokument, i cili tregon vdekjet e raportuara dhe vdekjet e vërtetuara në morg. Është informacion i ardhur drejtpërdrejtë nga institucione shëndetësore dhe për këtë ne disponojmë dhe emrat e viktimave ditë për ditë dhe unë e kam këtu.
Basha i bëri thirrje Prokurorisë të hetojë për këtë çështje.Në emision Basha iu përgjigj edhe akuzave për rolin e tij në UNMIK. Ai hodhi poshtë akuzat për marrjen e kasetës së masakrës së Krushës, se ka marrë pjesë në proceset kundër ish-komandantëve të UCK-së apo në historinë e “Shtëpisë së verdhë”.
“Asnjëherë nuk e kam takuar zotën Bellanica, kaseta është marrë në dorëzim nga BBC-ja, e nxorët ju këtu, nuk e thash unë. E tha Dash Peza. Kurrë nuk kanë qenë pjesë e asnjë procesi kundër UÇK. Dy hetimet kam bërë unë, kam qenë pjesë e ekipit të tribunalit të Hagës që ngriti akuzën kundër Slloboban Millosheviçit”.
Basha tha se këto akuza janë sulme që lidhen me fushatën elektorale ku janë përfshirë edhe paratë e inceneratorëve.
“Janë inceneratorët e plehrave, që kanë futur në kllapën e tyre një televizion kombëtar dhe një Kryeministër të Shqipërisë”.
Basha tha se me ardhjen e demokratëve në pushtet do të kalojnë në filtër të gjitha koncesionet.
Tv Klan