“Ju premtoj se do ju shërbej e do ju dëgjoj”

Jo pak herë i është dashur të kërkojë ndjesë për gabimet e bëra si politikan dhe si kryetar i partisë më të madhe në opozitë, drejtimin e së cilës e mori për hërë të parë në 23 Korrik të vitit 2013, pas dorëheqjes asokohe të liderit të demokratëve Sali Berisha.

Të njëjtën gjë Lulzim Basha bëri sërish nën hashtagun “Po të dëgjoj”, ku shfaqet përmes një videomesazhi në takime me qytetarë.

“Si çdokush edhe unë kam të metat e mia dhe e di shumë mirë se kam bërë edhe gabime në të kaluarën”.

Premton se do të jetë në krah të njerëzve, të cilët thotë se janë braktisur nga qeveria.

“Kudo ku shkoj, me këdo që flas, njerëzit kërkojnë të njëjtat gjëra. Mundësi, punësim, shëndetësi dhe arsim të denjë, zbatim të ligjit, një qeveri që kujdeset për ta, një qeveri që i dëgjon. Por një gjë ua premtoj të gjithë shqiptarëve, se gjithmonë do ju dëgjoj, gjithmonë do ju shërbej dhe se gjithmonë do t’ju vë ju të parët”.

Basha paralajmëron të tjera mesazhe për qytetarët, me të cilët demokratët kanë nisur prej kohësh takimet për t’i njohur me programin dhe planin e tyre për nxjerrjen e vendit nga kriza dhe rimëkëmbjen e ekonomisë me ardhjen ne pushtet.

Tv Klan