Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, është takuar me banorë të komunave Pishaj dhe Kotovjar të Gramshit, në kuadër të bashkëbisedimit që po zhvillon me qytetarë të qarkut të Elbasanit. Shefi i diplomacisë shqiptare u ka bërë thirrje banorëve të këtyre komunave të marrin letërnjoftimet elektronike ndërsa ka parë nga afër qendrën e aplikimit në komunën Pishaj ku kryhet rreth 80 aplikime në ditë, proces i cili do t’i haoë rrugë edh aplikimit për pasaporta biometrike.

Basha tha se askush nuk do guxojë më të përçmojë pasaportat e reja të shqiptarëve nëpër pikat kufitare të çfarëdo shteti të Evropës.

Lulzim Basha: “Askush të mos guxojë të mos tregojë më respekt për pasaportën shqiptare apo të zhubravisë apo ta grisë atë, po me atë pasaportë pa vizë të kaloni si zonja dhe zotërinj në cilindo shtet tjetër të hapësirës shenjen për punët dhe nevojat tuaja.”

Në bashkëbisedim me banorët Basha tha se besimin që qytetarët i dhanë në vitin 2005, kjo mazhorancë e shndërroi në dyfishim pagash e pensionesh, përmirësim të infrastrukturës rrugore, arsimore, shëndetësore, ujësjellës e kanalizime dhe në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.  Prandaj tha Basha kjo mazhorancë kërkon një kontratë tjetër besimi për të vijuar më tej projektet në përmirësimin  e  jetës së qytetarëve.

Lulzim Basha: “Në bazë të atyre veprave që kryen na besoni përsëri. Ne nuk vijmë me xhufka në ajër, as me premtime boshe as me gjuhën e helmit, që përbuz dhe hedh poshtë arritjet e gjithë shqiptarëve.”

Ministri Basha ka bërë të ditur se shumë shpejt do të nisë asfaltimi i plotë i rrugës që lidh Gramshin me Kodovjatin, rrugë 15km e gjatë. Ministri Basha premtoi edhe rikonstruksionin tërësor të shkollës dhe palestrës në komunën Kodër Vjatë./tvklan.al