Gazetarja: “Çfarë do të thotë politikisht për Shqipërinë vota pro e komisionit të jashtëm të senatit amerikan për protokollin e anëtarësimit në NATO?

Lulzim Basha: “Do të thotë dy gjëra, në radhë të parë do të thotë që jemi një hap ratifikimit të plotë nga senati amerikan dhe nga SHBA të protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO, dhe së dyti do  të thotë shumë  sa i përket vullnetit politik, ju kujtoj se SHBA ndodhen në prag të zgjedhjeve presidenciale që shoqërohen me zgjedhjet e kongresit dhe rizgjedhjen e 1/3 e anëtarëve të senatit, siç është e qartë edhe nga raportet e mediave ndërkombëtare, por edhe nga situata në SHBA, situata financiare është dhe mbetet një prioritet kryesor i politikës amerikane dhe i qytetarëve amerikanë. Dhe megjithëse se senati është prag të mbylljes së këtij sesioni para zgjedhjeve, ai ka gjetur kohën dhe vullnetin e mjaftueshëm bipartizan në prag të zgjedhjeve presidenciale të cilat konsiderohen nga më të polarizuarat në një kohë të gjatë. Për t’i dhënë mbështetjen e plotë unanime dhe të fuqishme anëtarësimit të plotë të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO nëpërmjet kësaj rezolute, nëpërmjet këtij vendimi, i cili nëse konkretizohet ashtu siç pritet dhe në një kohë të shkurtër është padyshim sinjali më i fuqishëm që i tejçohet edhe pjesës tjetër të aleatëve euroatlantik.”

Gazetarja: “Ndërkohë dje revista Forbs ka publikuar lajmin, se KE do të japë 245 milion euro për Shqipërinë me qëllim realizimin e reformave. Mendoni se kjo ka lidhje edhe me deklaratat tuaja të shpeshta, se vitin e ardhshëm BE mund të liberalizojë regjimin e vizave me Shqipërinë?”

Lulzim Basha: “Është padyshim në hap shumë i rëndësishëm në marrëdhënien midis BE dhe Shqipërisë. Shuma prej 245 milion eurosh akordohet pikërisht për të ndihmuar Shqipërinë në procesin para anëtarësimit, për ta përgatitur atë më mirë për anëtarësimin e plotë të vendit në BE. Kjo shënon një fazë të re të marrëdhënies që Shqipëria ka ndërtuar me BE, një fazë më të ngushtë të marrëdhënies e cila bazohet pikërisht në besimin që Shqipëria ka ngjallur tek BE, KE dhe tek vendet anëtare, për aftësinë dhe kapacitetet e saj si dhe vullnetin politik për të ecur përpara me reformat qoftë në fushën politike, por edhe në fushën ekonomike dhe në fusha të tjera me rëndësi për BE, si lufta kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar dhe konsolidimi … i institucioneve demokratike. Padyshim që rruga drejt integrimit të BE-së ka rëndësinë e vet edhe në procesin paralel atë të regjimit të vizave me Shqipërinë, dhe pikërisht në këtë kuadër lajmet e mira që vijnë nga Brukseli për akordimin e kësaj forme të madhe të Shqipërisë për procesin e para anëtarësimit. Kryqëzon me lajmet të tjera të mira që vijnë nga Brukseli sa i përket përshpejtimit të procesit të liberalizimit të vizave dhe shanseve që Shqipëria, vitin që vjen do shënojë një progres do me thënës në këtë drejtim. Në drejtim të lëvizjes së lirë së qytetarëve shqiptarëve drejt hapësirës Shengen./tvklan.al

Gazetare: Desada Metaj