Arta Tozaj: “Ministri Lulzim Basha mori garanci në takimin 2 ditor të këshillit të ministrave të jashtëm në NATO, se procesi i ratifikimit të protokollit të anëtarësimit në NATO nuk do të kërkojë po aq kohë sa mori ratifikimi i marrëveshjes stabilizim-asociimit me BE. Kështu Greqia e cila u radhit ndër vendet e fundit për ratifikimin e MSA-së me BE. Do të mbyllë procesin e ratifikimit të protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO brenda 10 ditëshit të parë të muajit dhjetor.”

Lulzim Basha: “Ministrja Bakojanis ka konfirmuar se parlamenti grek dhe autoritetet greke e kanë vënë ratifikimin e protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO në rrugë të mbarë dhe presim që ky proces të mbyllet shumë shpejt. Të gjithë vendet në njohurinë time e kanë nisur procesin e ratifikimit.”

Ministrat e NATO-s miratuan dhe një deklaratë të përbashkët ku veç të tjerash u shprehën se presin me padurim anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në aleancë.

Çka do ti kontribuojë forcimit të sigurisë për të gjithë zonën euroatlantike . në këtë deklaratë gjithashtu shprehet mbështetja për shtrirjen e misioni EULEX në të gjithë territorin e Kosovës.

Përmes saj aleanca u bën thirrje autoriteteve serbe e kosovare që të bashkëpunojnë deri në rikonfigurimin e UMNIK-ut. Si dhe të  kërkojnë parandalimin e akteve të dhunës e garantimin e standardeve të shteti ligjor dhe mbrojtjen e minoriteteve.

Jaap de Hoop Scheffer: “Mirëpresim faktin që situata e sigurisë në vend ka mbetur stabël, atë që unë do ta quaja fluiditeti i klimës aktuale politike. Qëndrimi i NATO-s është i qartë, ne duam të shohim EULEX-in, misionin e BE-së të shtrihet në të gjithë territorin e Kosovës, përfshirë veriun dhe aleatët e mirëpritën lajmërimin që shtrirja do të nisë shpejt.”

Arta Tozaj: “Kryediplomatët e NATO-s vendosën një zëri se me përfundimin e mandatit të trupave të mbrojtjes  Kosova duhet asistuar për krijimin e ushtrisë kombëtare.”

Për Shqipërinë dhe Kroacinë samiti dy ditor pati një rëndësi të veçantë. Pasi u përfaqësuan për herë të parë. Sekretarja amerikane e shtetit, Condolezzaa Rice, me të cilën Ministri i Jashtëm shqiptar, Basha, pati një takim të veçantë. E quajti histori suksesin e aleancës, praninë e dy vendeve në këtë takim vjetor të ministrave të NATO-s.

Për Tv Klan Arta Tozaj Bruksel./tvklan.al

Gazetare: Arta Tozaj